MENU
klinika

"Të gjithë kemi të shkuarën tonë"

Alabbar: Perceptimi për investimet në Shqipëri ka ndryshuar

04.04.2023 - 13:03

I pranishëm në Konvenën Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, biznesmeni saudit, Mohamed el Alabar u shpreh se Shqipëria është vendi më i sigurt për të investuar pasi njerëzit janë të mirësjelltë dhe kërkojnë që të çojnë përpara vendin e tyre.

Biznesmeni ndër të tjera ka theksuar se relieve i Shqipërisë është një tjetër pikë e fortë që ka vendi për të tërhequr investimet, ku ka theksuar se të gjithë mendojnë se më e bukur këtu është vija bregdetare por unë mendoj se jo janë luginat dhe fshatrat.

“Shqipëria është disa orë pak larg Italisë dhe me Evropën nuk jam njeri i teknologjisë port le të bëjmë disa matje, cili është turizmi cilët ka fqinj dhe si është zhvillimi në vendet fqinj. Bëra krahasim hotelet në Shqipëri dhe në vendet fqinj janë në zhvillim, dhe raporti pjesën që zë turizmi pash dhe vlerat e banesave të çmendura. Shqipëria është një goxha shans i mire dhe jo gjithmonë do të jetë kështu, ndaj i vura dhe qëllim vetes para tre viteve. Unë kam parë lloj lloj formatesh politikanësh është dhe gruaja ime dëshmitare për këtë. unë jam një ndër personat më të aftë për të parë shifrat nga Google Analytics vit pas viti për të parë ecurinë dhe zhvillimin e hoteleve. Shikojmë se një vit ka 500 mijë, pastaj kjo shifër vit pas viti shkon në 1 milionë. Kjo nuk është gjë e lehtë pasi kërkon shumë punë. Sistemi më transparent që kam hasur në Shqipëri, e kam hasur vetë dhe le të më dalin gjithë kundër. Kur nisëm punën tonë në Dubai 15 vite më parë njerëzit nuk kishin besim te ne pasi ne ishim të rinj. Ishin në lindjen e mesme dhe në Siri që vetëm lajme negative kishte.

Askush nuk mund të vejë në diskutim Dubain e sotëm që fluturon pa pilot, ndaj i them dhe Shqipërisë se çdo vend ka histori negative por le ta ndalim frymën dhe ta marrim shtruar. Ne në Lindjen e Mesme kemi të gjithë të shkuarën tonë, por evoluimi dhe ndryshimi vijon, dhe kur krahasoj atë që ka ndodhur në tre vite është se zona që do të batojmë projektin tonë është rritur vlera e pasurisë së patundshme kjo ishte qëllimi. Ne duhet që të kontribojmë dhe te vetëbesimi i një vendi, ne të gjithë kemi dhe duam të bëjmë sa më shumë para. Nëse do të shëtisni në Shqipëri, shikon, male, luginat dhe bregdetin, por për mua bukuria e Shqipërisë qëndron të luginat. Për mua fshatrat dhe njerëzit e Shqipërisë janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.