MENU
klinika

Rritësi i pëllumbave

Alban Mustafaraj në Fier rrit rreth 100 raca shpendësh

09.04.2023 - 12:45

Alban Mustafaj në Fier kujdeset për mbi 100 pëllumba.

47 vjeçari tregon se që prej fëmijërisë së tij e deri më sot ka pasur pasion të veçantë për rritjen dhe shtimin e pëllumbave. Në kafazët e tij rrit mbi 10 lloj racash pëllumbi, postier të cilët i ka blerë në ankande të huaja.

I lindur dhe i rritur mes pëllumbave, Albani vazhdon traditën e familjes së tij. Disa orë në ditë merret me përgatitjen e ushqimit dhe deri te higjiena.

Orët që kaloj me pëllumbat me një jep një kënaqësi të veçantë dhe sidomos kur afrojnë garat. Në periudhën e garave merret më shumë kohë edhe për stërvitjen e tyre.

Shpendët e tij kërcënohen nga gjuetarët dhe jo rrallë disa prej tyre nuk janë kthyer në kafaz nga fluturimi.