Pas vitesh së bashku dhe tashmë të bërë edhe prindër, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kanë vendosur ta kurorëzojnë bukur dashurinë e tyre.
“Kryefjala” bën me dije se çifti do të martohet këtë qershor, në “Lago di Como” të Italisë, në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.
Përgatitjet e para për dasmën kanë nisur që tani, ndërsa në ceremoni do të jenë prezentë jo vetëm familjarët e Arbanës dhe Eduartit, por edhe miq e kolegë të çiftit, që do të udhëtojnë jashtë vendit.
Në dasmë do të këndojnë Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.
Ndërkohë, Arbana dhe Eduarti po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur për këtë lajm të bukur.