MENU
klinika

Analiza

BE duhet të flasë njëzëri për Kinën

06.04.2023 - 09:30

“Partneriteti pa kufij” i Pekinit me Moskën gjatë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka bërë që shumë evropianë ta shohin Kinën të bëhet një rival sistematik.

Rusia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës me forcë barbare. Në vend që të mbështesë këto parime themelore të rendit global dhe të statuteve të OKB-së, Kina duket sikur dëshiron t’i nënshtrojë ato ndaj ambicieve të veta.

Siç i tha Xi Jinping Vladimir Putinit në Moskë muajin e kaluar: “Tani për tani, ka ndryshime, të tilla si të cilat nuk i kemi parë për 100 vjet. Dhe ne jemi ata që i drejtojmë këto ndryshime së bashku.”

Pekini ka ndihmuar në financimin e makinës luftarake të Kremlinit duke blerë sasi të mëdha nafte dhe gazi rus me çmime të ulëta.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës pajtohen se ende nuk i ka dhënë Rusisë armë. Por është e paqartë nëse situata do të vazhdojë kështu nëse Ukraina fiton epërsi në fushën e betejës.

Kina ka paraqitur një sërë pikash për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë.

Ukraine is 'determining factor' in China-EU ties, European Commission chief says - Hong Kong Free Press HKFP

Por pretendimi i saj për të vepruar si ndërmjetës i paqes është bosh nëse dështon të njohë Rusinë ka shkelur pikërisht ato parime dhe për sa kohë që Xi refuzon të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka qenë një moment transformues për BE-në, duke nxitur ndryshime të mëdha në politikën energjetike, ekonomike dhe të sigurisë.

Nëse Pekini forcon përpjekjet luftarake të Rusisë ose ndërmjetëson vërtet, do të jetë një “faktor përcaktues” në marrëdhëniet BE-Kinë për vitet në vijim, siç tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një fjalim të sinqertë dhe të qartë javën e kaluar.

Ky është mesazhi që duhet përcjellin Von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron kur të  vizitojnë Pekinin.

Qëndrimet e BE-së ndaj Kinës janë forcuar për disa vite – mbi tregtinë e saj të padrejtë dhe praktikat kufizuese të investimeve, diplomacinë ndaj vendeve që i konsideron “jomiqësore” dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Në vitin 2019, komisioni tha se BE-ja duhet ta trajtojë Kinën si një partner, konkurrent dhe rival sistematik.

Kjo qasje nuk ishte e aprovuar nga vendet më të fuqishme të BE-së, mbi të gjitha Gjermania, e cila vazhdoi t’i jepte përparësi lidhjeve të saj tregtare.

BE-ja duhet të ripërcaktojë kushtet e angazhimit të saj me Kinën.

EU–China relations disintegrating on autopilot | East Asia Forum

Siç tha von der Leyen, Kina “ka kthyer faqen në epokën e “reformës dhe hapjes” dhe po kalon në një epokë të re sigurie dhe kontrolli”.

Për BE-në kjo do të thotë ta trajtosh Kinën para së gjithash si një rival sistematik dhe të adoptosh politika për të përballuar rreziqet që vijnë prej saj.

Kjo nuk do të thotë braktisje e partneritetit për çështje të tilla si ndryshimi i klimës ose përhapja bërthamore (ose kufiri bërthamor rus).

As nuk do të thotë shkëputje ekonomike, e cila nuk është as realiste dhe as e dëshirueshme.

Nga ana tjetër, prishja e lidhjeve tregtare me Rusinë ka treguar se bizneset evropiane nuk mund të injorojnë varësinë e tyre në tregun e Kinës .

BE duhet të identifikojë dobësitë e veta dhe varësitë e zinxhirit të furnizimit. Ajo duhet të përdorë tregtinë e saj dhe mbrojtjet e tjera për të ndaluar Kinën të shfrytëzojë hapjen e tregut të BE-së. Duhet të shtojë të reja, të tilla si kompetencat e rishikimit në mbarë BE-në për investimet e jashtme në teknologjitë e ndjeshme dhe me përdorim të dyfishtë.

Pyetja është nëse qeveritë e BE-së janë të përgatitura të bashkohen, kur vjen puna tek një strategji e re e Kinës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz duket më pak “tolerant” ndaj Kinës sesa paraardhësja e tij Angela Merkel, por interesat tregtare mbeten ende në fuqi.

Konceptimi i Macron për Francën si një “fuqi balancuese” në çështjet botërore është i paqartë.

Tani më shumë se kurrë BE-ja ka nevojë për një zë të vetëm lidhur me Kinën.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

7 mësime për Evropën!