MENU
klinika

“Burrat hanë të parët, gratë..."

Bebe Rexha flet për mizogjeninë e kulturës shqiptare

27.04.2023 - 11:32

Në një intervistë për “Rolling Stone”, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha s’ka lënë pa cekur kulturën e vendit të saj, pavarësisht krenarisë së madhe që ndjen për faktin që është shqiptare.

Ajo ka treguar ndër të tjera historinë e zhvendosjes së familjes së saj nga Maqedonia e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Babai i saj emigroi nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare për një jetë më të mirë, ndërsa nëna e saj ka lindur në SHBA. Mirëpo edhe gjyshërit e Bebes kanë emigruar nga Europa, në kërkim të një jete më të mirë.

Kënga e saj “I am”, e kompozuar pasi Gjykata e Lartë mori vendimin për ndalimin e abortit në Amerikë, e bëri Beben të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”- thotë Bebe.

Rikujtojmë se albumi “Bebe” i Bebe Rexhës është i disponueshëm në shitje që nga data 28 prill e këtij viti.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë