MENU
klinika

“E vulosur”

Camila Cabello dhe Shawn Mendes sërish çift?

16.04.2023 - 11:00

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ribashkuar. Dyshja, të cilët i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2021, u fotografuan duke shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin gjatë natës së parë të ‘Coachella 2023’.

Në disa imazhe të hedhura në rrjete sociale, ish-çifti u shfaqën të buzëqeshur e më pas duke dhuruar puthje. Diku tjetër gjatë natës, të famshmit biseduan së bashku dhe shijuan disa pije me miqtë.

Cabello, për paraqitjen në festival zgjodhi një palë xhinse dhe një triko të bardhë, ndërsa i dashuri i saj, 24 vjeç, kishte një palë pantallona ngjyrë krem dhe një bluzë të bardhë.

Ribashkimi i tyre vjen më shumë se një vit pasi ata publikuan një deklaratë duke njoftuar se po ndaheshin pas dy vitesh së bashku. Ndarja e tyre erdhi si surprizë për fansat pasi u bënë një nga çiftet më të dashura në tregun ndërkombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të festuar 2 vjetorin e lidhjes

‘Arratisen’ Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Këngëtarja reagon për herë të parë pas zërave...

A janë ndarë Camila Cabello dhe Shawn Mendes?