MENU
klinika

Vuçiç 'kapet' me gazetarin serb

“Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë”

02.04.2023 - 14:17

I ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa është pyetur nga gazetarët për çështjen e targave të veturave në veri të Republikës së Kosovës.

Vuçiç është përgjigjur me tone të ashpra, duke thënë se marrëveshja për targat s’ka afate, ndërsa kujtoi çfarë ndodhi në vitet ‘90 kur Serbia u përfshi në një sërë luftërash rajonale.

“Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiç.

I ashpër ka qenë dhe reagimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, pas arrestimit të një serbi të dyshuar për djegien e disa makinave ne veri. Daçiç tha se përmes arrestimit të serbëve, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.

Situata në Veriun e Kosovës është tensionuar sërish me rikthimin e djegies së makinave që kanë ndryshuar targat me Republika e Kosovës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!