MENU
klinika

"Është detyrim kombëtar për ta tentuar"

Dendias: Greqia duhet ti zgjasë dorën e bashkëpunimit Turqisë

10.04.2023 - 09:46

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një intervistë të dhënë për mediat vendase ka theksuar se do të ishte gabim kriminal nëse Greqia nuk i zgjat dorën e miqësisë Turqisë.

Dendias ka thënë se shanset që ato të kenë sukses në këtë drejtim janë të pakta, por që është një detyrim kombëtar ta provojmë, vuri në dukje ai.

“Duhet të jemi optimistë , por edhe të kujdesshëm dhe jo naivë”, vuri në dukje Dendias, duke nënvizuar se Greqia nuk heq dorë nga pozicionet e saj fikse në politikën e saj të jashtme dhe se linjat e saj bazë mbeten respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare të detit .

Lidhur me de-përshkallëzimin në Egje , ai komentoi se “Greqia ka detyrimin ndaj kësaj sjelljeje të tregojë se e kupton dhe se është gjithashtu e gatshme të vijë në një diskutim të sinqertë ”.

Gjithashtu ministri ka theksuar se më mirë çdo gjë do të shihet pas zgjedhjeve në Turqi.

Në veçanti, ai tha se në kohën e tanishme është e mundur, nëse jo e sigurt, që Turqia i ka parë interesat gjeopolitike me një “sy më të qartë”. Greqia nuk heq dorë nga pozicionet e saj fikse në politikën e saj të jashtme .

Ne kishim vendosur si kusht ujërat e qeta jo kërcënimet, linjat tona kryesore janë ekspertët, e drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit.

Duhet të jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm dhe jo naivë, e njëjta gjë vlen edhe për Turqinë, dhe ajo nuk është naive padyshim, as nuk është e lirë nga interesat e saj afatgjata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN