MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

20.04.2023 - 11:26

Seanca për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar përsëri. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.

Zeqo, e cila supozohet të jetë në arrest shtëpie nuk është gjetur në banesën e saj nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK. Togat e zeza dolën në konkluzionin se Jonida Zeqo po i fshihet drejtësisë dhe e shpallën në kërkim.

Kjo e fundit kishte dërguar 2 e-mail-e ku konfirmonte se ishte në dijeni për seancën, por kërkonte të mos ishte e pranishme dhe të përfaqësohet nga Saimir Vishaj. Kërkesa nuk është pranuar nga gjykata.

Prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja thanë se e-mail-et nuk mund të verifikohen se janë të dërguar nga ajo. OPGJ-JA nuk e ka gjetur dhe rrjedhimisht është shpallur në kërkim.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.

Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk paraqiten avokatët e të pandehurve

Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit

Drejtori i impiantit të mbetjeve në Elbasan iu përgjigjet akuzave

“Mund ta faktojmë që këtu digjen vetëm mbetjet e qarkut!”