MENU
klinika

U morën në pyetje 8 persona

Dy pistat ku po heton policia për atentatin ndaj Aldi Mustafës!

04.04.2023 - 14:19

Konfliktet dhe e shkuara kriminale e 37-vjeçarit Aldi Mustafa, janë dy pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë për atentatin me eksploziv të ndodhur në Durrës.

Hetuesit dyshojnë se rasti ka qenë më së shumti një paralajmërim ndaj të riut sesa ekzekutim. Kjo referuar vendit ku ishte vendosur sasia e lëndës plasëse tek automjeti tip “Golf 6”.

Nga provat e mbledhura deri më tani në vendngjarje, grupi hetimor mendon se eksplozivi u aktivizua në distancë me telekomandë. Ndërkohë 8 persona u morën në pyetje për ngjarjen por më pas u lanë të lirë.

Vetë 37-vjeçari Aldi Mustafa në dëshminë e dhënë deklaroi se makinën e kishte të parkuar tek shtëpia dhe se nuk e ka informacion se kush mund të fshihet pas këtij rasti.

Ndërkohë nga ana tjetër, agjentët po vijojnë me këqyrjen e kamerave të sigurisë rreth zonës por dhe vendeve ku ka lëvizur 37-vjeçari me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.

Atentati me eksploziv ndodhi rreth orës 13:57 në zonën e Shkozetit, teksa 37-vjeçari po lëvizte me makinë. Aldi Mustafa është një emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedent penal ndërsa njihet dhe si mik i ngushtë i “Rrumit të Shijakut”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pak para ngjarjes la familjen në shtëpi

Si u sulmua me minë miku i ‘Rrumit’ të Shijakut