Kiara Tito ka folur për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga Big Brother Vip Albania.
Pasi ka mbërritur në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi.
Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ish mikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.
Pjesë nga diskutimi në studio
Kiara: Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë ti shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale.
Arbër: I them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qënë më kurizoë të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë.
Kiara: Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist.
Arbër: Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj.