MENU
klinika

Analiza

Edhe sa do të mund ta fshehë Putin, luftën e brendshme?

15.04.2023 - 13:46

Moska ka patur një reagim thuajse “të vakët” lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete amerikane, dhe mesa duket jo p arsye. Ato duket se kanë hedhur dritë mbi statusin e fuqisë politike dhe ushtarake të Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Dosjet e publikuara nga New York Times përmbajnë plot njëzet e shtatë faqe dokumente nga “zemra” e aparatit të sigurisë amerikane. Konkretisht, ato përfshijnë dosje nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Drejtoria e Inteligjencës e Shtabit të Përbashkët të Pentagonit. Dhe pasqyrojnë  më qartë se çdo here, pikëpamjet e Perëndimit dhe SHBA-së për perandorinë e Vladimir Putinit dhe në luftën e brendshme në Kremlin pas pushtimit të Ukrainës.

Numri i viktimave

Dokumentet kanë konfirmuar luftën mes aparateve apo institucioneve, si për shembull mes Shërbimit Sekret të Brendshëm (FSB) dhe Ministrisë së Mbrojtjes për hezitimin e saj për të raportuar numrin real të të rënëve në Ukrainë. Madje flitet se Putin bën drejtpërdrejt rolin e “ndërmjetësit” në konfliktet mes besnikëve të tij.  FSB vlerëson se më shumë se 110,000 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes pretendon se janë 5,937 prej tyre; as më shumë e as më pak. Në këtë kontekst, FSB-ja akuzon departamentin përkatës se në numërimin e viktimave nuk janë përfshirë të vdekurit dhe të plagosurit nga Garda Kombëtare Ruse, madje as mercenarët e grupit Wagner, si dhe forcat e dhëna nga çeçeni Ramzan Kadyrov.

Konflikti me Wagner

Dokumentet sekrete tregojnë gjithashtu sfondin e konfliktit midis Yevgeny Prigozhin, manjatit të biznesit në krye të ushtrisë mercenare Wagner, e cila luan një rol kyç në betejën për Bakhmutin. “Dokumentet e reja,” shkruan New York Times, “sigurojnë gjithashtu detaje të reja mbi një mosmarrëveshje, në të cilën Yevgeny Prigozhin, akuzoi zyrtarët ushtarakë rusë për ndalimin e municioneve  për luftëtarët e tij. “Nuk ka asnjë pengesë logjike. Njerëzit e mi po vdesin në terren vetëm sepse dikush po saboton zinxhirin e furnizimit”, kështu thuhet se ka deklaruar Prigozhin. Dokumentet zbulojnë edhe faktin se Valerij Gerasimov, kreu i shtabit ushtarak rus, urdhëroi pezullimin e municioneve për Wagner që në 12 shkurt, kur mercenarët po pësonin humbje të mëdha në Bakhmut. Në këto rrethana, Prigozhin filloi t’i atribuojë vetes të gjitha sukseset e luftës në terren, gjë që nuk i pëlqeu qeverisë ruse.

Ndërhyrja e Putin

Në fillim, Kremlini nuk bëri shumë për t’i mbyllur gojën kreut të Wagner, por pasi deklaratat e tij filluan të përhapeshin kudo, Putin vendosi të ndërhyjë dhe të ftojë Shoigun dhe Prigozhin të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre “brenda katër mureve”. Takimi, më 22 shkurt, thuhet se është konfirmuar nga vetë Vladislav Andrijevski në dokumente sekrete të publikuara, një nga drejtuesit e grupit Wagner.Por ka diçka që është më e rëndësishme se të gjitha: Putini mbetet arsyeja kryesore e kolapsit të sistemit. FSB dhe Mbrojtja nuk i besojnë njëri-tjetrit? Përgjigja është e qartë, ata besojnë vetëm presidentin. Shoigu dhe Prigozhina konfliktohen? Ndërmjetësimi bëhet vetëm nëpërmjet Putinit. “Putini kolektiv” përtej “Putinit individ” ndërmjetëson dhe mban së bashku një sistem pushteti. Pra, nga njëra anë nëse dokumentet rezultojnë të vërteta, do të dëmtonin imazhin e Rusisë. Por ato në një farë mënyre do të përmirësonin atë të presidentit, duke theksuar edhe një herëdomosdoshmërinë e tij.

Heshtja e Rusisë

Veç kësaj, dokumentet, disa prej tyre janë deri në gjashtë javë të vjetra, japin një pasqyrë të detajuar të luftës në vazhdim midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa zbulojnë informacione rreth betejës së Bakhmutit, viktimave nga të dyja palët, dërgesave të armëve dhe strategjisë ushtarake. Për më tepër, ato tregojnë gjithashtu se SHBA nuk ka spiunuar vetëm Rusinë, por edhe vendet aleate. Heshtja e Moskës në këtë kontekst duket e justifikuar. Tani për tani, mund të hidhen lloj-lloj hipotezash. Skenari është kompleks dhe zbulimet e reja mund të ndryshojnë situatën totalisht. Por aktualisht mbizotëron një pasiguri shqetësuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?