MENU
klinika

"Ata janë më të mirët"

Fermerët grekë kërkojnë punëtorë: Na mungojnë shqiptarët

19.04.2023 - 18:01

Emigrantët shqiptarë janë një pjesë e rëndësishme e Greqisë, për shkak të punëve të ndryshme që ata bëjnë në shtetin fqinj. Por duket se vitet e fundit shqiptarët po preferojnë që të emigrojnë në vende të tjera për të punuar dhe jo më në Greqi, duke e ulur kështu numrin e fuqisë puntore në vend. Kjo ka bërë që fermerët grek të ankohen, pasi nuk po gjejnë dot punëtor për sezonin e frutave tani në maj-qershor.

Për mediat greke ata janë shprehur se janë në pritje të punëtorëve nga Azia, pasi puntorët shqiptarë janë rralluar në Greqi. Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore Christos Giannakakis ka deklaruar se vitet e fundit në emër të botës së kultivimit bujqësor është ngarkuar me detyrën për të kërkuar dhe gjetur punëtorë sezonalë.

Ai shprehet se kërkimet vijojnë në Egjipt, Vietnam, Indi, Pakistan, Tajlandë, Kazakistan, Peru, Ekuador dhe kudo tjetër.

“Grekët nuk dalin në fushë dhe Ballkani është tharë. Njerëzit largohen nga vendi i tyre për në Gjermani, Francë, Itali, ku kanë rroga më të larta, nuk do të vijnë tek ne. Bullgaria nuk ka punëtorë, po ashtu edhe Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Ata po ikin për në Evropë, le ta harrojmë këtë drejtim, por nëse kemi fat, do të sjellim nga Kazakistani dhe më pas nga vendet e Azisë Juglindore”, tha ai.

Giannakakis thekson se gjetja e punëtorëve në vendet aziatike pengon procedurat komplekse burokratike të vendosura nga sistemi grek, veçoritë fetare dhe madje edhe rivalitetet gjeopolitike midis vendeve në fjalë. po ashtu ai tha se pala indiane reagoi ashpër kur u informua se Greqia po diskutonte dhe me Pakistanin për të marrë forca punëtore

“Kemi muaj që ndjekim autoritetet që të merren seriozisht me konsullatat. Mësojmë se njëmbëdhjetë zyrtarë janë dërguar në konsullatat tona në Indi. Stafi duhet të dërgohet edhe në vende të tjera për të dhënë viza, për të bërë punë burokratike. Deri tani ishim rehat me Shqipërinë. Ne i dërguam letrat në kufi, ata vunë një vulë dhe kaluan. Puna u krye shpejt. Aty, në këto vende aziatike, duhet të na dërgojnë pasaportat e punëtorëve, t’i depozitojnë në vetëqeverisjen e decentralizuar, të ikin atje për të shkuar në konsullatat që nuk kanë staf, të presin tre deri në katër muaj për t’u miratuar. Çdo vit shkojmë nga e keqja në më keq”, tha ai.

Një fermer tha se ata po rrezikojnë shumë duke marrë focë punëtore nga Azia, ndërkohë që është shprehur se u mungojnë shumë shqiptarët, pasi ata janë shumë punëtorë.

“Ne e dimë se po rrezikojmë duke sjellë punëtorë nga Azia, sepse ata nuk e dinë punën, por ne nuk kemi zgjidhje. Ne e dimë që punëtorët më të mirë janë ata nga Shqipëria. Ata e dinë punën, janë më punëtorë, na njohin dhe ne i njohim, janë më afër”, tha Giorgos Chalkidis.

Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi nuk është gjë tjetër veçse një simptomë e një patologjie më të gjerë, e ikjes së njohur të trurit, e cila kërcënon të destabilizojë ekonomitë dhe në përgjithësi të ardhmen e pothuajse të gjithë vendeve të Ballkanit. Të rinjtë detyrohen të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një fati më të mirë në vendet e BE-së por edhe në Britani. Në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Kroaci, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, kudo, të arsimuar dhe të paarsimuar, kërkojnë një mundësi për tu larguar, legalisht ose ilegalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19