MENU
klinika

“Unë do ta vras atë malokun”

Gazetari nxjerr detaje nga ngjarja me 2 viktima në Kavajë

02.04.2023 - 09:54

Gazetari Spartak Koka ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kavajë, ku Altin Rexha dhe Edmond Gosa vranë njëri-tjetrin.

Përmes një interviste për News 24, Koka tha se mes dy viktimave kishte pasur edhe konflikte të tjera të mëhershme dhe sipas tij, iniciuesi i të gjithë konfliktit është Edmond (Armand) Gosa, i cili ishte një personazh problematik në Kavajë.

Koka u shpreh se Gosa gjatë ditës së ngjarjes shprehej te njerëz të ndryshëm “do ta vras atë malokun”.

Ai shtoi se gjatë sulmit me thikë nga Gosa është plagosur edhe djali i Altin (Sali) Rexhës dhe familjarët e tij dyshojnë se Gosa mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, pasi ka marrë 11 thika në trup.

“Ka pasur edhe konflikte të tjera. Iniciuesi i të gjithë konflikti është Armand Gosa. Një personazh problematik në qytetin e Kavajës, Armand Gosa ka arritur të lëvizë lirshëm. Altin Rexha, baba i dy fëmijëve që punonte në Kavajë, kishte marrë lejen e punës për të emigruar në Itali. Altin Rexha, apo njohur ndryshe edhe si Sali Rexha ka qenë me djalin kur Armand Gosa ka qenë duke e pritur. Gosa i ka zënë rrugën.

Ditën e fundit Armand Gosa shprehej tek njerëzit, ‘unë do ta vras atë malokun’. Tani strukturat kanë marrë dijeni lidhur me këtë ngjarje. Rexha duke e ditur se Gosa edhe pse kryente vrasje sërish shpëtonte i lirë. Në pamjet u pa edhe djali i Altin Rexhës.

Duke u ndjerë i kërcënuar dhe faktin se Gosa fut dorën në pjesën e brendshme ku kishte thikën, Altin Rexhën mbush pistoletën për vetëmbrojtjen dhe i ka thënë jam me djalin. Të dërgoj djalin në shtëpi dhe të sqarohemi. Por Edmond Gosa nuk është larguar.

Pasi e ndajnë nga sherri persona të tjerë, Altin Rexha tenton të largohet dhe është sërish Edmond Gosa që tenton t’i afrohet dhe kërcënon ta vrasë. Altin Rexha është qëlluar nga pas. Dhe si pasojë e goditjes me thikë ndaj Altin Rexhës ka mbetur i plagosur me thikë djali i Altin Rexhës dhe ka katër qepje në krahë. Janë 11 thika që i janë ngulur Altin Rexhës.

Ka dyshime të forta se si ka mundësi është qëlluar 11 herë dhe familjarët e Altin Rexhës kanë dyshime se Edmond Gosa është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Problematik është edhe fakti se ambulanca ka ardhur me vonesë në vendngjarje”, u shpreh Koka.