Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e quan fat të madh Shqipërinë gjatë periudhës së luftës së Serbisë në Kosovë.
Haradinaj shprehet se për shkak të Shqipërisë kishin territor dhe kishin mundësi të gjenerimit të luftës teksa shton se në Kosovë është luftuar edhe me armët e Shqipërisë.
Ramush Hardinaj: Ne na i kishte mbyllur Serbia të gjitha dyert. Ne jemi sulmuar në familje kur kanë qenë edhe fëmijë edhe të gjithë, 24 Mars 1998 dhe pra ne nuk kishim rrugë tjetër për të luftuar dhe fati i madh i yni ishte Shqipëria se kishim territor, kishim mundësi të gjenerimit të luftës. Por pastaj edhe teknika e luftimit të Shqipërisë, në Kosovë kanë luftuar armët e Shqipërisë.
Haradinaj shprehet mes dhimbjes se ka pasur raste që ushtarë, të cilët kanë pasur vetëm 2 orë stërvitje kanë shkuar në front të luftës, teksa shton se për fat të keq disa ushtarë në ditën e parë në frontin e luftës janë vrarë.
Ramush Haradinaj: Ka pasur raste kur sot ka mbërritur ushtar dhe për 2 orë stërvitje dhe pas 2 orësh ka shkuar në frontin e luftës, ka pasur edhe ushtarë që në ditën e parë në vijën e parë të frontit të luftës janë vrarë. Shumica e djemve dhe vajzave janë kthyer në luftëtarë shumë të zotë.