MENU
klinika

Nga kamerat u zbulua se viktima…

Humbi jetën në spital pak ditë pas sherrit, zbardhet dinamika e ngjarjes

05.04.2023 - 12:06

Kamerat e sigurisë së një lokali në rrugën “Vaso Pasha” ku ka ndodhur sherri më datë 31 mars, kanë zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes, që si pasoja la të vdekur një person, disa ditë pasi ishte shtruar në spital.

Mësohet se viktima, Gentian Talja, është rrëzuar në tokë dhe ka përplasur kokën, gjatë sherrit që nisi në lokal me mikun e tij.

Gazetari i Panorama TV ka mësuar se fillimisht Henri Gjapi dhe Gentian Talja kane pasur nje debat i cili ka agravuar deri ne perplasje fizike. Per te qetesuar situaten ka nderhyre dhe nje tjeter person i cili kishte qene ne nje tavoline me autorin dhe viktimen, por gjate perplasjes fizike Gentian Talja eshte rrezuar dhe ka marre demtime ne pjesen e pasme te kokes.

Mësohet se Henri Gjalpi dhe Gentian Talja kane qene miq me heret, por në momentin qe ka ndodhur ngjarja kane qene ne gjendje te dehur.

Kamerat e sigurise jane sekuestruar dhe dinamika e ngjarjes eshte zbuluar bazuar ne pamjet filmike.

Viktima mësohet se deri të martën pasdite ka qene ne gjendje te stabilizuar në spital, pasi ne daten 1 prill e kishte kaluar rrezikun per jeten, por diten e djeshme (4 prill) ai ka shfaqur serish probleme dhe mengjesin e të mërkurës ka humbur jeten.

Njoftimi nga Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN