MENU
klinika

Shpallet në kërkim autori (emrat)

Sherri në Tiranë mes tre personave, ndërron jetë pas disa ditësh në spital 46-vjeçari

05.04.2023 - 11:22

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, disa ditë pasi ishte shtruar për plagët e marra gjatë një sherri që ka ndodhur në 31 mars.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi Gentian Talja, 46 vjeç. Mësohet se ai ishte konfliktuar më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, me shtetasin Henri Gjalpi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj.

Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN