MENU
klinika

Nga infrastruktura, te furnizimi me ujë dhe taksat

Igli Cara: Ja si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme

26.04.2023 - 17:15

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka përmbledhur disa pika të programit të tij për qytetin, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Vend të rëndësishëm në programin e Igli Carës zënë investimet në infrastrukturë, furnizimi me ujë, përpunimi i mbetjeve, ulja e taksave dhe tarifave vendore, mbështetja e turizmit komunitar, si dhe rritja e buxhetit për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Cara shton se nëse do të zgjidhet kryebashkiak do ta kthejë Durrësin në një qytet që krijon mundësi për të gjithë, me hapsira të dedikuara dhe shërbime.

“Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjëlit kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes brendimit. Përplimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti”, thotë Igli Cara në videon e postuar prej tij.

Ndërkohë krahas videos Cara ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin në Durrës.

Postimi i Carës:

Për Durrësin tonë! Një qytet që krijon mundësi, me hapësira të dedikuara dhe shërbime për të gjithë!

Bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin