Motrat Kardashian kanë vendosur një standard të ri bukurie, që shumica e njerëzve e kanë quajtur të gabuar.
Ato futën në trend buzët e fryra e të pasmet e mëdha, mirëpo sot që flasim Kylie Jenner është penduar për këto ndërhyrje. Madje, ajo shpreson që vajza e saj Stormi të mos ndjekë rrugën e saj.
E gjithë biseda ka ndodhur në episodin e ri të “The Kardashians”, ku Kylie flet me motrat e saj.
“Të gjithë ne duhet të flasim më seriozisht për standarded e bukurisë që po vendosim. Nuk dua që vajza ime të bëjë gjërat që bëra unë. Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë.”- thotë ajo.
Në një intervistë me HommeGirls, Kylie gjithashtu ka cekur ndërhyrjet e saj estetike.
“Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha. Kam bërë filler buzësh dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.”- tha miliarderja.