24.04.2023 - 19:24
Kolegji Zgjedhor ka rrezuar ankimimin e PD për Qerim Ismailaj.
Vendimi konfirmon zyrtarisht kandidimin e Ismailajt për PS në zgjedhjet e 14 majit.
Më herët PD tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.
Në datën 19 prill KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka regjistruar në zgjedhjet lokale kandidatin e PS-së për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Pak ditë më parë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë nga Partia Demokratike për ç’regjistrimin nga gara të kandidatit të PS-së për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailajt.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dekriminalizimi “djeg” një tjetër kryebashkiak
Prokuroria: Qerim Ismailaj, i dënuar me 3 vite burg në Greqi
Mandat i ligjshëm
Kryebashkiakët e majtë marrin vendim gjykate
Nuk njohin zgjedhjet
Krerët e bashkive të djathta: Zyrat i lirojmë…
Zgjedhjet lokale