Met Gala 2023 do të mbahet më 1 maj, që do të thotë se çdo person i famshëm i modës ndoshta është duke punuar për të krijuar një pamje (shpresojmë ikonike)!
Tema e Met Gala e këtij viti ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ do të nderojë shkëlqimin artistik të stilistit të ndjerë dhe do të gjurmojë evolucionin e tij.
Edhe pse Met Gala mbështet një kauzë të rëndësishme, ne të gjithë dua të shohim të famshmit në tapetin e kuq. Përveç moderatorëve të konfirmuar, Anna Wintour, Penélope Cruz, Dua Lupa, Roger Federer dhe Michaela Coel, fansat me siguri shpresojnë të shohin Zendaya, Selena Gomez, Rihanna e pse jo familjen Kardashian.
Fatkeqësisht, vjet Rihanna nuk ishte e pranishme në Met Gala për shkak të shtatzënisë, e nuk dihet nëse sërish do mungojë.