Olsi Bylyku feston sot 25-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të, ai ka zgjedhur t’i bëjë një urim vetes, në fakt duke u shprehur mirënjohës për të gjitha arritjet e tij deri tani.
Olsi e ka dëshmuar që në daljen e tij të parë që talenti, por mbi të gjitha puna bëjnë që t’i të arrish të bëhesh dikushi.
Ndonëse sot njihet si një nga aktorët e humorit më të talentuar, këngëtar i zoti, Olsi nuk i ka mohuar kurrë punët që i është dashur të bëjë në të shkuarën, nga kamarier tek punëtor plazhi për të arritur këtu ku është sot.
View this post on Instagram
Në ditën e tij të lindjes Olsi dha një mesazh shumë të bukur, duke publikuar një video të evolimit të tij në këto vite.
“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot , ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes , miqve, bashkëpuntoreve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë.
Përjetësisht mirënjohës,i juaji Olsi Bylyku!,-shkruan ai krahas postimit.