MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Probleme me mykun, ç’duhet të përdor?

19.04.2023 - 10:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një djalë 23 vjeç dhe dua të marr më tepër informacion rreth mykut në lëkurë. Doja të dija se çfarë rekomandohet në këto raste?

Mjeku: Së pari do t’ju rekomandoja që para se të ndërmerrni çdo lloj vetëmjekimi, të konsultoheni me një mjek specialist. Gjithësesi mund t’ju them se në trajtimin e mykut rekomandohen kremra antimykotik, të cilin duhet të përdorni për të paktën dy javë. Përveç kremit, këshillohet të përdorni dhe detergjentë (shampo) me bazë substancash anti mykotike, të cilët duhet të përdoren për periudha të gjata. Përveç kësaj, gjatë verës, që është periudha e plazhit, rekomandohet higjenë maksimale dhe konsulta të vazhdueshme me mjekun specialist, sepse gjatë kësaj periudhe kemi rishfaqje të simptomave të sëmundjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.