MENU
klinika

Rama publikon pamjet

“Projekti që do të transformojë Shkodrën”

23.04.2023 - 10:57

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotot e një projekti që sipas tij do të transformojnë qytetin e Shkodrës.

Bëhet fjalë për krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, projek ky që u prezantua më herët dhe nga kandidati socialist për këtë bashki, Benet Beci.

“Projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah vlerat historike të Shkodrës.

Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi”, shkruan Rama krah fotove të projektit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN