MENU
klinika

Analiza

Pse arrestimi i Trump mund ta ‘djegë’ SHBA-në

03.04.2023 - 12:38

Shtetet e Bashkuara janë tashmë një shoqëri e polarizuar politikisht, kështu që lind pyetja se çfarë mund të shkaktojë aktakuza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, që dyshohet se i ka dhënë aktores pornografike Stormy Daniels 130,000 dollarë për mos folur për marrëdhënien e tyre seksuale. Situata është dramatike; askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë gjatë dorëzimit të Trump tek prokurorët, që pritet të martën.

Konflikti politik në SHBA

Në Nju Jork, 30,000 oficerë policie janë urdhëruar të veshin uniformat, disa rrugë janë bllokuar dhe postblloqe policore janë vendosur kudo, për të bllokuar demonstratat. Nga Bregu Lindor në Bregun Perëndimor, mbështetësit e Trump po protestojnë, ndonjëherë duke u përplasur me disidentët politikë. Los Angeles Times, kujton një incident në Huntington Beach, i cili përfundoi me disa arrestime dhe disa të plagosur nga mbështetësit e Trump. Ky është vetëm një shembull që tregon se Amerika është si “një tenxhere me ujë të nxehtë”, ndërsa politikanët nga të dyja palët vazhdojnë të përkeqësojnë tensionet. A ka shkuar tashmë konflikti politik aq larg, sa s’ka mundësi për një zgjidhje paqësore?

Rastet e ish-presidentëve

Në thelb, demokratët thjesht po përpiqen të shkatërrojnë imazhin e Trump,ashtu siç u përpoqën republikanët të rrëzonin Bill Clinton 25 vjet më parë, pas skandalit seksual me Monica Lewinsky. Ish-presidenti i dha Monica Lewinsky-t 6.5 herë më shumë para, sesa Trump i dha Stormy Daniels. Kjo nuk do të thotë asgjë, por është interesant fakti se 25 vite më parë, edhe me shkarkimin e presidentit, nuk flitej që Amerika të kishte trazira, ndërsa tani frika e luftës civile është reale.Sakaq, skandale ka patur edhe me president të tjerë. John F. Kennedy kishte disa afera, madje njëra prej tyre ishte me një grua të afërt me një mafioz të njohur në Çikago. Edhe Presidenti i 29-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Warren G. Harding ka patur po ashtu një histori të bujshme. E megjithatë, seksi dhe tradhtia bashkëshortore nuk e kanë elektrizuar kurrë aq shumë skenën politike, sa në rastin e Trump-it.

Ndarja Demokratë-Republikanë

Dhe Trump nuk është as president, por vetëm një person që mund të kandidojë për president. Atmosferë e pakëndshme në vendin që është lideri global i Perëndimit në konflikt me regjimin e Vladimir Putin. Një nga arsyet e një atmosfere të tillë është radikalizimi i metodologjisë së përllogaritjeve politike si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët. Republikanët nuk e fshehin më se ata madje janë gati të organizojnë një lloj grushti institucional në të cilin do të largojnë qindra mijëra nëpunës civilë dhe madje do të ndalojnë zgjedhjet demokratike. Ndërsa demokratët po demonstrojnë gjithashtu gatishmërinë e tyre për të mbyllur një sy ndaj procedurave formale që e bëjnë sistemin demokratik. Askush ende nuk e di saktësisht se për çfarë akuzohet Trump. Nancy Pelosi publikoi një postim në Twitter në të cilin komentoi aktakuzën kundër Trump, duke thënë: “Secili ka të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë e tij”. Për postimin e saj, Pelosi ka marrë 19.9 mijë pëlqime, pra mbështetje të konsiderueshme. Në çdo demokraci liberale, qytetarët janë të pafajshëm deri sa të marrin titullin “fajtor” në gjykatë, përfshirë Trump, ndaj deklaratat e saj duket se janë aprovuar.

Trump arrested? Putin jailed? Fake AI images spread online | Al Arabiya English

Trazirat e të martës

Duket se disa politikanë amerikanë po ndërgjegjësohen se lufta mes demokratëve dhe republikanëve po merr përmasa që mund të çojë në një konflikt të egër shumë më të gjerë dhe më të rrezikshëm se ai verbal. Justin Amash, një avokat amerikan, vuri në dukje se njoftimi i Pelosit është përtej standardeve normale demokratike dhe është e qartë se “shteti duhet të provojë fajin përtej çdo dyshimi”. A do të thotë kjo se spektakli rreth dorëzimit të Trump para prokurorëve të martën mund të kthehet në një nga ngjarjet më të rrezikshme në historinë moderne amerikane? Është e vështirë të thuhet, pasi Trump është përballuar edhe më parë me procese të shumta gjyqësore. Radikalizim i mëtejshëm mund të pritet edhe në skenën mediatike. Polarizimi është një proces që radikalizon vetveten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN