MENU
klinika

Analiza

Pse Kina po “i shkel syrin” Izraelit?

21.04.2023 - 16:02

Shumë përpara agresionit rus kundër Ukrainës, që nisi më 24 shkurt 2022, Papa Françesku kishte prezantuar konceptin profetik gjeopolitik të një “lufte botërore të pjesshme”.

Ishte viti 2015. Tani gjithçka po bëhet më e qartë dhe në lojë është futur edhe Kina. Xi Jinping e kuptoi para të tjerëve i gjithë planeti do të përfshihej.

Përqendrimi i SHBA-së dhe BE tek Ukraina, ka lënë territore të mëdha të pambrojtura për superfuqinë aziatike.

Për momentin Kina ka nisur të lëvizë, duke synuar të bëjë pjesë të saj shtetet dhe popujt të cilëve u premton paqe dhe mirëqenie, si për shembull Tajvanin.

Pak pasi kërcënoi vendet G7 në Japoni, përmes zëdhënësit të tij, Ministri i Jashtëm kinez kërkoi paqe dhe harmoni. Ai propozoi Kinën si ndërmjetëse në konfliktin midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Breaking China: A rupture looms between Israel and the United States | The Times of Israel

Një lëvizje strategjike, në një moment që Netanyahu nuk ka asnjë mbështetje përveç Italisë. Kina tani po i shkel syrin shtetit hebre, pas zotimit se do të ndërmjetësonte marrëdhëniet midis Teheranit dhe Riadit. Kina e kuptoi se mund të ndërhynte në këtë pikë kthese historike.

Por, a mund të besohet?

Para pak ditësh, ministri i Mbrojtjes, Li Shangfu, gjatë një vizite në Moskë, deklaroi se ishte “i vendosur” të forconte “bashkëpunimin strategjik midis forcave të armatosura kineze dhe ruse”. Bie në sy retorika e dyfishtë kineze: paqja dhe lufta e kërcënuar dhe e premtuar aty-këtu në botë.

Është e qartë më shumë se kurrë se paqja ose të paktën një armëpushim nga masakra në Ukrainë do të jetë i mundur nëse SHBA-ja dhe Kina bien dakord për mënyrat e të jetuarit së bashku, duke vazhduar të “shahen” me njëra-tjetrën por pa e luftuar njëra-tjetrën.