MENU
klinika

Takon Vuçiçin dhe Kovaçevskin

Rama në Panairin Ndërkombëtar të Verës në Itali

02.04.2023 - 13:48

Shqipëria do të marrë pjesë sot në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023” në Verona, Itali. Në stendën “Wine vision by Open Balkan”, do të promovohet autenticiteti i verës shqiptare”.

Në këtë ekspozitë, Shqipëria do të përfaqësohet me 75 etiketa të verës shqiptare dhe 20 prodhues. Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili do të takohet me pas me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Tre liderët ndodhen në një vizitë dyditore në Verona të Italisë. Të tre do të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë stendën e përbashkët, ku ekspozues të shumtë nga vendet anëtare të nismës “Ballkani Hapur” do të prezantojnë verërat e tyre. Pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët.

“Ballkani i Hapur” po lëviz për herë të parë jashtë rajonit për të tërhequr vizitorë të rinj në rajon me verëra cilësore.