MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Rama nga Durrësi: Votoni Sakon, një grua pastron më mirë

24.04.2023 - 12:51

Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e takimeve të tij në Eco Parkun e Porto Romanos në Durrës, ku të pranishëm janë nxënës shkollash.

Rama deklaroi se në Durrës do të hapet akademia më e madhe e futbollit. Duke u ndalur te fushata elektorale, Rama tha se Igli Cara mund të jetë djalë i mirë, por nuk kishte dalë për të bërë krushqi. Mes të tjerash ai tha se nëse qytetarëve iu duhet një pastruese për qytetin, kanë një grua, siç është kandidatja socialiste, Ermirjana Sako.

“Po të mos ishte vota, sot do kishim derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin. S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Për të pastruar zonën. Durrësi është sot më i pastri i Shqipërisë. Kur ke një zgjedhje mes një gruaje dhe një burri, si mund të zgjedhësh një burrë, unë s’e kuptoj dot. S’e marr vesh”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN