CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë dhe se teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.
Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale, të ngjashme me marrëveshjet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore, pasi ai paralajmëroi se konkurrenca për të avancuar prodhimin e teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e sigurisë, raportoi The Guardian.
“Mund të jetë shumë e dëmshme nëse zbatohet gabimisht, ne nuk i kemi ende të gjitha përgjigjet, dhe teknologjia po ecën shpejt. Pra, a më mban kjo natën zgjuar? Absolutisht,” tha ai.
Pichai tha se qeveritë do të duhet të krijojnë korniza globale për të rregulluar inteligjencën artificiale, duke pasur parasysh se si po zhvillohet.