MENU
klinika

Analiza

Si lufta brenda Kremlinit kërcënon “pasardhësin” e Putinit

04.04.2023 - 13:27

Moska duket se është tronditur nga vrasja e Vladlen Tatarsky, një nga blogerët ushtarakë më me ndikim rus dhe një figurë e shquar në hapësirën ruse të informacionit pro-luftës. Ai u vra teksa drejtonte një seminar në një kafene të qytetit të dytë më të madh të Rusisë. Ndërsa në Rusi autoritetet njoftojnë arrestimin e Darya Trepova, si personi i dyshuar si përgjegjës për sulmin, lind një pyetje: ku ishte Yevgeny Prigozhin në kohën e shpërthimit?Kreu i grupit Wagner, i cili ka patur mosmarrëveshje me ministrin e Mbrojtjes Sergej Shoigu për disa javë rresht, dhe flitet po ashtu se ka një konflikt me Kremlinin dhe se po kërkon të krijojë një hapësirë politike dhe ushtarake për mercenarët e tij, u shfaq në Telegram, pakorë pas sulmit.

Lidhja me vrasjen

Fillimisht Prigozhin njoftoi se ai ishte pronari i vendit ku ndodhi sulmi që vrau Tatarsky-n, por, çuditërisht, ai nuk tha se ishin ukrainasit përgjegjës: “Ia dhashë kafenenë Lëvizjes patriotike Cyber Front Z, dhe ata mbajtën seminare të ndryshme atje,” tha Prigozhin. “Me shumë mundësi, kjo tragjedi ka ndodhur në seminar,” shtoi ai, duke e krahasuar bombardimin me vrasjen e Daria Dugina-s. “Por unë nuk do të fajësoja regjimin e Kievit për këto veprime. Mendoj se ka një grup radikalësh pas tyre,” tha ai në deklaratën e tij të parë.Por u pasuan një deklaratë propagandistike, ku njoftonte se kishin ngritur flamurin rus në Bakhmut. Nga videoja që duket se është xhiruar live, mund të duket se “kuzhinieri i Putinit” ishte në terren, përkrah mercenarëve të tij, të cilët vazhdojnë luftën kundër ukrainasve.

Bloomberg on Twitter: "Yevgeny Prigozhin, the powerful founder of mercenary  group Wagner, is preparing to scale back his private army's operations in  Ukraine, sources say Latest updates: https://t.co/prOPBe4oWh  https://t.co/VXXBETrtAF" / Twitter

Paralajmërim për Prigozhin

Por a është vërtet kështu? Në Telegram, qarkulluan lajme se Prigozhin më 2 prill duhej të ishte në Shën Petersburg dhe supozohej të ishte i pranishëm në kafenenë ku ndodhi sulmi. Ky ishte një thashethem i paverifikuar, por që arriti edhe në Institutin prestigjioz për Studimet e Luftës, i cili dha dëshmi për të. “Vrasja të dielën e blogerit ushtarak rus Vladlen Tatarsky mund të ekspozojë “konflikte të mëtejshme brenda Kremlinit dhe rrethit të tij të brendshëm”. Ky ishte një nga vlerësimet e ISW, në raportin e fundit. Përveç kësaj, në raportin e fundit për luftën në Ukrainë, theksohet se burimet e Ministrisë së Brendshme ruse njoftuan se shërbimet speciale ruse “kanë ditur për një kohë të gjatë për planet për të vrarë Fomin”. Gjithashtu, siç thuhet në raport, vrasja e Fomin mund të ketë qenë si një paralajmërim për Prigozhin, i cili gjithnjë e më shumë ka vënë në pikëpyetje pikat kryesore të Kremlinit për luftën në Ukrainë dhe madje duke sinjalizuar një interes për presidencën ruse, si rival i Putinit ose si pasuesi i tij.

Fantazma e kreut të Wagner

Përballë këtij “bombardimiinformative” erdhi përgjigja e Prigozhinit, i cili pasi deklaroi se dinte shumë pak për sulmin. Sjellja e kreut të Wagner është ajo e një njeriu të pasigurt, që dëshiron të shmangë arrogancën. Elementët kryesorë të sulmit në Shën Petersburg janë konfirmimi i Prigozhin për pronësinë e vendit të ngjarjes dhe përpjekja e tij për të mohuar çdo thashethem, për praninë e tij në Shën Petersburg. Kjo është padyshim një goditje shumë e forte. Por nuk ka dëshmitarë që vërtetojnë praninë e tij në Bakhmut në orët e fundit. Kreu i Wagner dëshiron të kujtojë se ai është shumë i rëndësishëm për Rusinë, por në të njëjtën kohë të lëvizë në heshtje, si një fantazmë.

Putin's Yevgeny Prigozhin Steps Out of the Shadows With Wagner Group

Frika nga Kremlini

Një element mbetet për t’u shtuar: për Prigozhin, fjalët e sakta nga kanali Telegram, “gjithçka në sulmështë e ngjashme me rastin e Darya Dugina “, e bija e Aleksandër Duginit të vrarë në një sulm me bombë në gusht, ku babai i saj ishte shënjestra.Pra, Prigozhin nuk e mohon përfundimisht se sulmi ndaj Tatarsky është, në fund të fundit, një mesazh drejtuar atij dhe ai duket se është i vetëdijshëm për këtë. Por ai dëshiron t’i lërë të gjithë me dyshime. Në kohë lufte është mirë të jesh i kujdesshëm ndaj armiqve, sigurisht. Por shpesh “surprizat” mund të vijnë nga miqtë. Dhe ndoshta frika e vërtetë e “kuzhinierit të Putinit” është se dora që goditi Tatarsky dje dhe mund ta godasë atë nesër është brenda Moskës.