MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Ukraina e prerë: Brenda pesë-gjashtë muajve do të rimarrim Krimenë

05.04.2023 - 20:26

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak deklaroi me bindje të plotë se Kievi do të rimarrë Krimenë në një periudhë shumë të shkurtër.

Sipas tij Ukraina do të rimarrë Krimenë brenda pesë ose gjashtë muajve. Ai tha në një dalje për shtyp se Rusia nuk ka burim të mjaftueshme për të trajtuar situatën në Krime.

“Rusia nuk ka burime të mjaftueshme për të trajtuar situatën në Krime. Ukraina do ta rimarrë gadishullin në një kohë shumë të shkurtër, gjashtë muaj, pesë muaj, shtatë muaj. Ndoshta ky është një optimizëm i tepruar, por është një optimizëm i verifikuar matematikisht. Ura e Kerçit do të shembet pas”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.