Vajza e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua më 19 prill në Shëngjin ka publikuar një video prekëse nga festa ku ai mbushi 50 vjeç.
Në videon e publikuar Nikulaj shfaqet me tortën përpara, i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.
“Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab”, shkruan e bija, Gleida krahas videos.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e të mërkurës pranë ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin “Coral”. Një person i veshur si postier u fut në lokalin e tij dhe qëlloi me 6 plumba biznesmenin i cili ndodhej i ulur dhe po konsumonte një kafe.
Pas kryerjes së vrasjes autori i krimit i maskuar u largua nga vendngjarja me të njëjtin motor që erdhi. Ai u largua në drejtim të fshatit Kukel dhe pikërisht në këtë fshat, vrasësin e priste një makinë Land Rover Defender, në të cilën ai hipi së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës.