Gazetari Eni Ferhati në emisionin “Open” në News24 foli për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Gjatë bisedës në studio, gazetari Ferhati tha se nga të dhënat e bëra të ditura dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë tre persona.
“Kanë kaluar 6 ditë, dhe në këtë ngjarje mendohet të kenë marrë pjesë 3 apo më shumë persona. Flitet edhe për një shtetas anglez rreth 40-vjeç dhe ka rezultuar se për rreth 1 javë shkonte në lokalin e viktimës. Është fiksuar teksa luante në një bilardo pranë. Dhe një ditë para ngjarjes ka fjetur tek hoteli i viktimës. Ky shtetas anglez paguante çdo ditë paratë e qëndrimit dhe atë është larguar dhe gjatë rrugës ka ndërruar dy taksi. Është identifikuar edhe një automjet që mendohet të jetë përdoruar dhe po ashtu po hetohet edhe për persona që mund të kenë ndihmuar. Kjo duket se kjo ka qenë mënyra , kamuflimi për t’ju afruar biznesmenit. Pista kryesore mbetet ajo e një gjakmarrjeje, ndërsa hetimet vijojnë. Është aluduar që ka qenë pa doreza, por është e kundërta, dyshimet janë që mund të ketë pasur edhe një antiplumb. Nëse do të qëndrojmë tek mënyra se si ka qëndruar ka dyshime se nuk kemi të bëjmë me një profesionist të vërtetë. Nuk do afrohej aq afër. Duket sikur është një vrasje me inat të shtuar”, tha ai.
Gjatë bisedës në studio, ish-drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit Erzen Breçani u shpreh se autori i vrasjes së biznesmenit nuk duket si një vrasës me pagesë. Breçani renditi disa nga arsyet që e bëjnë atë të dyshojë se autori nuk është profesionit.
“Mendoj që nuk është një vrasës me pagesë. Një vrasës e pagesë nuk shkon me një armë me 7 fishekë. Sot ka plot armë të mira. Një vrasës nuk shkon kurrë në shtëpinë e tjetrit kur e din se është i ruajtur. Besoj ka një moshë relativisht të madhe sepse besoj një djalë i ri kthimet i ka më të shpejta. Për mendimin tim mund të jetë tek të 40-45 vjeç. Jo profesionist dhe ka qëlluar me një mllef të paparë. Ai e ka menduar që edhe mund të vritet. Ardiani ka qenë një njeri me reputacion në zonë. Nga e kaluara e tij ka trashëguar një hasmëri, ka biznes është përfshirë në politikë. Ka qenë momenti kur edhe takimet i ka bërë edhe në lokalin e tij”, tha më tej ai.