MENU
klinika

Suedia ende "peng"

Zyrtarisht pjesë e NATO-s, presidenti i Finlandës: Një ditë e mrekullueshme për vendin

04.04.2023 - 17:12

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö tha se e marta është një ditë e mrekullueshme për Finlandën, pasi vendi zyrtarisht është anëtar i NATO-s.

Ai theksoi rëndësinë e ofertës së Suedisë për anëtarësimin në aleancë, e cila është ende pezull për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria duke thënë se aleatët do të duhet të punojnë të gjithë për anëtarësimin e Suedisë.

“Ne po e bëjmë këtë së bashku me ta, së bashku me ju dhe kjo do të vazhdojë”, tha Niinistö.