MENU
klinika

E dashura e tij është 53 vite më e re

Al Pacino, baba për herë të katërt në moshën 82 vjeçare

31.05.2023 - 11:03

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82 vjeçare.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë, sipas TMZ.

Aktori ka edhe vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Al Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në atë kohë, burime të shumta thanë se çifti kishin qenë në lidhje që nga pandemia.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar dhe shumë të pasur”, zbuloi burimi.

“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BAFTA”

Al Pacino rrëzohet në tapetin e kuq

Pas gjyqit të bujshëm dhe 25 vitesh mungesë

Kemi të reja nga Johnny Depp dhe Al Pacino


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë