MENU
klinika

“Në 2700 vite asnjë pushtues nuk ia preku portin qytetit”

Berisha: Rama kërkon të plotësojë ëndrrën arabe për t’u bërë miliarder

10.05.2023 - 20:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në 2700 vite asnjë pushtues nuk ia preku portin qytetit të Durrësit.

Komentet Berisha i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale, ku tha se kryeministri Edi Rama kërkon të plotësojë ëndrrën arabe për t’u bërë miliarder, duke plaçkitur truallin e qytetarëve.

Ai tha se ndaj antikitetit në Durrës u vërsul mafia Rama-Dako-Sako dhe shkatërroi gjithçka.

“Programi i Igli Carës mund të cilësohet si simfonia për të sotmen dhe për të ardhmen e Durrësit. Igli Cara vjen para jush me një program i cili do shërojë plagët e pamerituara që mori Durrësi në këto 23 vite nga sundimi në disa mandate i mafies më të pashpirtë të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës. Durrësi, qyteti i lavdisë historike, qyteti port i kombit drejt Perëndimit, ka nevojë jetike ndryshimin. Ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafjeje që është e pashpirtë ndaj të ardhmes së durrsakëve. 14 maji duhet të jetë fundi i saj.

Durrësi, kjo trashëgimi madhështore e qytetërimeve, kjo trashëgimi madhështore e kombit, njohu këto vite të qeverisjes mafioze, shkatërrimet më të mëdha sesa nga lufta, tërmetet dhe tsunamet. Mbi monumentet e Durrësit u vërsul pa mëshirë mafia Rama Dako Sako. Durrësi që me portin e vetë begatonte qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin ëm të egër. 2700 vite asnjë pushtues nuk ja preku portin Durrësit.

Nuk ja preku aortën, rrugën kryesore të frymëmarrjes, portën drejt perëndimit. Edi Rama për të realizuar ëndrrën e tij arabe prej miliarderi, do ta shndërroi Durrësin në Dubay City. Unë nuk jam racist, por ne kemi një testament, ata që krijuan doktrinën tonë kombëtare shkuan se për ne Dielli lind nga perëndimi.

Durrësi do mbetet gjithmonë syri i Perëndimit për kombin shqiptar. Edi Rama me një babëzi të papërmbajtur, ka vendosur të realizojë ëndrrën e tij, të bëhet miliarder si Alaabar, duke plaçkitur 800 mijë metër truall të durrsakëve. Në 14 maj përballen 2 platforma, idealistët e Durrësit që besojnë se liritë dhe të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Ku janë kandidatët e Ramës, bodrumeve, takohën me grupet mafioze dhe shëprndajnë para”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i CIA-s: Edhe vetë serbët u çuditën...

“Komunizmi në Kosovë s’ka lidhje me ideologji, por…”

Alibeja shpërthen ndaj “Trekëndëshit të Bermudës”

Rama sulmon Metën e Berishën, i akuzon se kërkojnë të marrin peng Shqipërinë