MENU
klinika

Jeni gati?

Britney Spears bashkëpunim me këngëtaren shqiptare?

18.05.2023 - 11:37

Britney Spears thuhet se është duke punuar në “një album me bashkëpunime”, e në mesin e tyre është edhe një me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

“Yahoo”, raporton ajo po rreshton bashkëpunimet me Dua Lipën, Ariana Grande dhe Sam Smith, të cilët kanë thënë publikisht se janë fansa të superyllit të popit.

Këngëtarja nuk ka publikuar një album që nga viti 2016 dhe kjo lëvizje e fundit është një mundësi për të që të “lidhet” më shumë me fansat e saj.

Një burim tha:“Britney nuk do të dalë dhe të promovojë ndonjë gjë aktuale, kështu që një album me duete është një mënyrë e mirë për të shmangur nevojën për të bërë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët do të luhen në mbarë botën.

Publikimi i saj i fundit, Glory, albumi i saj i nëntë, debutoi në vendin e tretë në tabelën Billboard 200. Albumi përmbante tre këngë, Private Show, Clumsy dhe Do You Wanna Come Over?.

Britney ka qenë në një pauzë të pacaktuar që nga viti 2019 për shkak se babai i saj, Jamie Spears, kishte në kontroll jetën e saj personale dhe profesionale.