MENU
klinika

Njihuni me risitë!

Detajet mbi procesorin dhe ekranin e iQOO Pad

22.05.2023 - 09:20

Tableti iQOO Pad i cili do të prezantohet edhe 2 ditë, thuhet se do të jetë një version i vivo Pad2 që fuqizohet nga çipi Dimensity 9000+ SoC dhe jo nga ai Dimensity 9000.

iQOO nuk ka detajuar ende fletën e specifikave të iQOO Pad, por ka konfirmuar se iQOO Pad do të ketë të integruar çipin Dimensity 9000+.

Për më tepër, iQOO ka konfirmuar se iQOO Pad – tableti i saj i parë – do të ketë një ekran me madhësi prej 12.1 inçëve me rezolucion 2.8k me shkëlqim maksimal 600 nits, shpejtësi rifreskimi 144Hz dhe mbështetje HDR10, shkruan GSM Arena.

Nëse iQOO Pad është me të vërtetë një vivo Pad2 i fuqizuar Dimensity 9000 Plus, ai do të ketë deri në 12 GB RAM memorie dhe 512 GB hapësirë të përgjithshme, sistem operativ Origin OS 3 me bazë Android 13 dhe një bateri prej 10,000mAh me karikim me kabllo prej 44W.

iQOO Pad do të ketë një kamerë kryesore 13MP në pjesën e pasme, të bashkuar nga një njësi për makro fotografi prej 2MP, ndërsa në pjesën e përparme do të ketë një kamerë 8MP për selfie dhe video thirrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dan Brown shpjegon Teknikumin

“Origjina e species së re”

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”