MENU
klinika

Ja për çfarë shërben

Doreza mbi dritaren e makinës ka një funksion shtesë që nuk e dinim

25.05.2023 - 08:55

Doreza që përdorim në makinë, e cila ndodhet sipër dritares, zakonisht përdoret për t’u mbajtur gjatë vozitjes ose për të varur një varëse rrobash.

Një përdorues i TikTok postoi një sekret të fshehur në këtë dorezë me komentin se e zbuloi atë vetëm sot.

“Këtë e zbulova vetëm sot”, ka shkruar ajo në fund të videos, e cila ka habitur shumë në rrjetet sociale.

Videoja tregon qartë se kjo dorezë ka një kapëse që kur lëvizet lejon që doreza të mbetet e hapur edhe kur askush nuk e mban.

Ky pozicion e bën shumë më të lehtë varjen e rrobave ose mbajtjen e dorezës, pa u mbyllur vetë doreza.

Së shpejti pasuan komente nga përdoruesit entuziastë të TikTok të cilët deklaruan se nuk dinin për këtë përdorim dhe se do ta përdorin patjetër që tani e tutje.