MENU
klinika

Të gjithë po e shohin me hije dyshimi..

“E ardhmja do të jetë e mahnitshme”/ Krijuesi i ChatGPT ka ide të tjera!

30.05.2023 - 08:15

Drejtuesi i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se është mahnitur nga përdorimi i gjerë i ChatGPT dhe inteligjencës artificiale. Ai ka shtuar se përmes ChatGPT-së e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe e qartë. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ai u shpreh:

Është e pabesueshme të shohësh energjinë dhe krijimtarinë e njerëzve anembanë botës që ndërtojnë sisteme duke u bazuar në API-në e OpenAI. E ardhmja mund të jetë mjaft e mahnitshme. Shumica e produkteve dhe shërbimeve do të ngrihen dhe do të krijohen kategori të reja. Ajo që mund të bëjë një person do të jetë diçka madhore.

Altman thotë se kjo gjë e motivon atë dhe ekipin e tij që të punojnë edhe më shumë në ngritjen e kualitetit të kompanisë së tij. Më tej ai shprehet se me ChatGPT do të ketë “mjete më të mira për një jetë më të mirë”.

Rikujtojmë se, shefi i kompanisë që qëndron pas ChatGPT ka thënë se mund të konsiderojë largimin nga BE nëse dështon në përputhje me një ligj të planifikuar për inteligjencën artificiale (AI). Legjislacioni i planifikuar i BE-së mund të jetë i pari që rregullon në mënyrë specifike AI. Dhe mund të kërkojë që kompanitë gjeneruese të AI të zbulojnë se cili material me të drejtë autori ishte përdorur për të trajnuar sistemet e tyre për të krijuar tekst dhe imazhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inteligjenca artificiale, rutinë e përditshme:

A do të fillojnë njerëzit të mendojnë më pak?

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”