MENU
klinika

E preferuara e SHBA

Kush është kandidatja që mund të drejtojë NATO-n?

26.05.2023 - 13:58

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është listuar si një nga pretendentet favorite për të udhëhequr NATO-n pas një ftese për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Uashingtoni njoftoi se presidenti Joe Biden do të presë Frederiksen gjithashtu muajin e ardhshëm, duke nxitur dyshimet se SHBA do të mbështesë kandidaturën e lideres daneze për kreun e NATO-s, i cili tradicionalisht ka qenë “post i europianëve”, por kërkon bekimin e Uashingtonit.

Sekretari aktual i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do të largohet nga posti në fund të shtatorit, megjithëse është e mundur që ai të qëndrojë edhe për disa muaj të tjerë nëse udhëheqësit e aleancës nuk mund të bien dakord për një zëvendësim.

Udhëheqësi danez duket se plotëson disa kushte.

Aleatët po kërkojnë një politikan që ka mbajtur postin e kreut të një qeverie dhe duke qenë se të gjithë shefat e mëparshëm të NATO-s kanë qenë burra, këtë herë preferohet një kandidate femër.

Mette Frederiksen: Danish PM postpones wedding to attend EU Council meeting on Covid-19 | CNN

Në të njëjtën kohë, Danimarka shihet si një vend “i ekuilibruar” brenda aleancës, një mbështetëse e fortë e Ukrainës, por megjithatë jo aq e ashpër sa disa vende në krahun lindor.

Danimarka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, pasi ish-kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s midis vitit 2009 dhe 2014.

“Jo të gjithë aleatët mund të jenë të lumtur të shohin një kandidat tjetër nga një vend nordik,” tha një diplomati europiano-perëndimor. Danimarka gjithashtu ka mbetur prapa në shpenzimet e saj të mbrojtjes, një çështje që mund të shqetësojë disa kryeqytete europiane.

Vetë kryeministrja daneze ka këmbëngulur majin e kaluar se ajo nuk është kandidate, megjithatë kjo mund të vendoset në samitin e Vilnius në muajin korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Norvegjia paralajmëroi për dronët e dyshimtë

Sabotimi i “Nord Stream”, frika se nuk do të funksionojë përsëri

"Në vendin tonë s'duhet të vijnë shumë azilantë"

Danimarka drejt objektivit “zero” për azilkërkuesit