MENU
klinika

“Kur shikoje që kërcënoheshin familjarët…”

Eduart Grishaj zbulon momentin më të vështirë

03.05.2023 - 10:28

Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga finalja e Big Brother VIP, regjisori i këtij reality show, Eduart Grishaj ka treguar se cilat kanë qenë momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni.

I ftuar në “Fan Club Finale”, Grishaj tregoi se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët.

Megjithatë, shton regjisori, së fundi situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar.

“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.

Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur” tha ai në Fan Club.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e festës, nga të ftuarit tek këngëtarët

Arbana Osmani e Eduart Grishaj dasmë në Itali