09.05.2023 - 09:33
Sonte nis festivali europian i këngës “Eurovision 2023”.Festivali madhështor do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi me këngën “Duje”. Kënëgëtarja nga Kosova do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, më 11 maj, ndërsa do të renditet e 9-ta në radhë.
Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, me këngën “Duje”, për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Hidhet shorti në Eurovision
Kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi
Pas fitores në Festivalin e RTSH-së