MENU
klinika

Goditi një person me çekiç në kokë

Fier/ Arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

05.05.2023 - 11:46

Një 42-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim prej 3 ditësh, është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar.

Dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. S. ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.