MENU
klinika

Gara për Rrogozhinën

Fitoi me 23 vota diferencë, Memolla: E morëm mesazhin, duhet të ulim kokën dhe të punojmë

15.05.2023 - 23:48

 Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka deklaruar se fitoren e sotme me 23 vota diferencë e ka konsideruar si një mesazh për të punuar sa më shumë. Gjatë një dalje për mediat, ai u shpreh se do ti shërbej komunitetit pavarësisht se për kë votuan.

“Shumë faleminderit. Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort. Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, tha Memolla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN