MENU
klinika

“Dashuria justifikon gjithçka”

Fjoralba Ponari i kundërpërgjigjet deklaratës së Kiara Titos

04.05.2023 - 11:36

“Dashuria justifikon gjithçka”- kështu është shprehur Kiara Tito gjatë programit “Big Brother VIP Fan Club”, deklaratë e cila është kundërshtuar së fundmi nga moderatorja Fjoralba Ponari.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, prezantuesja bëri një shkrim të gjatë ku shprehej se nuk i kishte pëlqyer aspak deklarata e Kiarës, e cila i kishte ‘vrarë veshin’ dhe për këtë arsye ajo nuk mund të qëndronte pa reaguar.

Në statusin e saj, Fjoralba shprehet se dashuria nuk mjafton kur ka dhunë,tradhti apo kur të cënohet integriteti.

Postim i plotë:

“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan ajo në InstaStory.