Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Keisi Medini ka folur si rrallë herë për marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.Teksa ishte e ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja tha se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.
Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Marrëdhënia jote me mamin?
Keisi: Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.
Çfarë ke marrë nga mami?Keisi: Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi. Mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy.
Sabiani e takon mamin?
Keisi: Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si radhëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.