MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Forcat speciale amerikane zbresin në brigjet e Shqipërisë

17.05.2023 - 11:48

Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka postuar imazhe nga stërvitja e përbashkët që e cilëson thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon” shkruan ai. Në stërvitjen që vazhdon deri në 23 Qershor marrin pjesë mijëra ushtarë.