Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar menjëherë pas lajmit për qëndrimin e Fredi Belerit në burg, duke theksuar se ishte shumë fyese. Në deklaratë, ministria thekson se ky vendim fyen sensin e drejtësisë dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës.
“Vazhdimi i paraburgimit të Fredi Beleri, tashmë kryetar i Bashkisë Himara, fyen sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”.
Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.