MENU
klinika

"Vullneti i qytetarëve u tjetërsua që pushteti.."

Humbi garën për Durrësin, Ilgi Cara falenderon mbështetësit

17.05.2023 - 11:38

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, i cili humbi garën për bashkinë e Durrësit përballë rivales socialiste Emirjana Sako, është shprehur se vullneti i qytetarëve u tjetërsua.

Në një postim në Facebook, Igli Cara shkruan se ky rezultat u ndikua nga shumë faktorë dhe tregoi se “vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike”.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” falënderoi mbështetësit e tij që e votëbesuan në këto zgjedhje.

Postimi i plotë:
Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje!

Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e proçesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.

Faleminderit me zemër!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vullneti i qytetarëve u tjetërsua që pushteti.."

Humbi garën për Durrësin, Ilgi Cara falenderon mbështetësit

Nga infrastruktura, te furnizimi me ujë dhe taksat

Igli Cara: Ja si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme